Përpjekjet qesharake të maces, për ta kapur peshkun nga sipërfaqja e ngrirë (Video)

E publikuar: 23/11/2018 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Bronk nga Sheffield i Anglisë, ka treguar përpjekjet qesharake të një maceje, derisa përpiqej ta kapte një peshk, që ndodhej në sipërfaqen e ngrirë të një liqeni.

Fillimisht, asaj iu duk se e kishte të lehtë, por pa kaluar gjatë e pa që e ka të pamundur, t’i fuste putrat në trupin e presë, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se ku janë realizuar këto pamje, ku macja shihet duke u rrotulluar dhe rrëshqitur nëpër ngrica.

Postimi është parë më se 600 mijë herë në Twitter, ndërsa është shpërndarë më pas edhe në platforma tjera. /Telegrafi/