Perotti dhe Strootman jashtë skuadrës për ndeshjen me Liverpoolin

E publikuar: 01/05/2018 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Perotti dhe Kevin Strootman nuk kanë arritur të rikuperohen për ndeshjen kthyese në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. 

Ndeshja zhvillohet në Stadio Olympico nga ora 20:45.

Në ndeshjen e parë anglezët kanë shënuar fitore me rezultat 5-2, ndërsa Giallorossëve u nevojitet një fitore me rezultat 3-0 për të kaluar në finale.

Trajneri Eusebio Di Francesco nuk ka arritur që t’i rikuperojë Perottin dhe Strootmanin.

Roma pritet të ketë përkrahjen e tifozëve në këtë ndeshje. /Telegrafi/


Skuadra e Romës në ndeshje ndaj Liverpooli: Alisson, Romagnoli, Skorupski; Luca Pellegrini, Juan Jesus, Kolarov, Capradossi, Fazio, Florenzi, Peres, Manolas; Nainggolan, Lorenzo Pellegrini, De Rossi, Gonalons, Gerson; Dzeko, Schick, Under, Antonucci, El Shaarawy.