Përmbyset një autobus në Angli, ka edhe të lënduar – mediat shkruajnë edhe për lindjen e një fëmije në vendin e ngjarjes (Foto)

E publikuar: 14/08/2018 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një autobus që po transportonte familjet drejt shtëpive të tyre pas një dite në bregdet ishte përmbysur në rrugën M25, në Kent të Anglisë.

Si pasojë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kishte edhe të lënduar, rreth 40, përfshirë edhe shtatë fëmijë.

Tre prej tyre, siç thuhet më tej, janë dërguar në spital.

Por çfarë ka bërë gjithashtu lajm në këtë ngjarje, është një diçka e pazakontë – lindja e një fëmije.

Autoritetet përmes një njoftimi në Twitter, kanë shkruar: “Krenarë për të parë të gjitha shërbimet emergjente që punojnë së bashku në mënyrë efektive. Dhe vetëm për t’i bërë gjërat interesante, një djalë foshnje ka lindur në vendngjarje”. /Telegrafi/