Përleshje në SHBA, rojet e sigurisë turke rrahin protestuesit

E publikuar: 22/09/2017 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje e madhe ka ndodhur të enjten në New York të SHBA-së mes rojeve të presidentit Recep Tayip Erdogan dhe protestuesve.

Pas një fjalimi të udhëheqësit turk, protestuesit u shfaqën aty duke e ofenduar si terrorist dhe më pas filloi dhuna.

Asambleja ku ai ishte u shndërrua në një betejë ku protestuesit u goditën rëndë nga rojet.

Nuk pati lëndime serioze të personave, por u arrestuan 5 roje të cilët u liruan shumë shpejt.

Një përleshje e tillë ka ndodhur edhe muajin e kaluar mes 15 rojeve të sigurisë turke dhe protestuesve.