Përleshje në Pejë, një person pëson lëndime trupore

E publikuar: 26/07/2020 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dielën, disa persona (të mitur) janë përleshur mes vete në qendër të Pejës – si pasojë njëri nga ta është lënduar me mjete të mprehta.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 21:50 dhe me të pranuar informatën, njësitë policore janë nisur për në vendin e ngjarjes.

“Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.

“Të dyshuarit tanimë të njohur për policinë janë në arrati dhe policia po bën të pamundurën për t’i kapur”, ka deklaruar Rugova./FO/