Përleshje në mes 20 personave për një iPhone të humbur – telefoni gjendet në katin më lartë të qendrës tregtare (Video)

E publikuar: 16/01/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti tronditës i një përleshje masive që shpërtheu në një qendër tregtare në Kaliforni.

Dhe e gjithë kjo përleshje prej rreth 20 personave, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pas një iPhone të humbur.

Siç thuhet më tej, përleshja shpërtheu pasi një vajzë që kishte humbur telefonin e saj iu afrua një grupi për të parë nëse ata e kishin parë.

Kjo ka bërë që ngjarja të kalojë në kaos, me video që tregon dy grupe të mëdha njerëzish që shkëmbyen goditje dhe bërtisnin në drejtim të njëri-tjetrit.

Punonjësit e policisë së Newarkit, SHBA, duhej të thërrisnin oficerë nga Departamenti i Policisë Fremont për ndihmë për shkak të madhësisë së grindjeve.

Në fund doli se telefoni ishte i humbur dhe u gjet një kat më lartë nga ku kishte ndodhur përleshja. /Telegrafi/