Perla e Messit shpeton Barcen nga humbja

E publikuar: 09/01/2017 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një perlë e Lionel Messit shpëtoi Barcelonën nga një tjetër humbje. Argjentinasi me finalizimin e tij ishte i vetmi që pati një moment shkëlqimi në transfertën e “El Madrigal”, por pa arritur gjithsesi të evitojë një tjetër “rrëshkitje” nga Reali pasi me Villareal u mbyll gjithcka në barazim. Për blaugranat një tjetër ndeshje pa fitore pas “dushit” të marrë me Bilbaon në Kupë, që pasoi me një ndeshje shumë dëfryese në “El Madrigal” po ku finalizimi atëherë kur duhej. Në ndryshim nga Barca, Villareali golin e gjeti madje i pari me Nicola Sanson që realizoi në të 50-tën.

Barcelona u përpoq të reagonte por sërish mungonte lojtari që duhet të shtyne topin në rrjetë, deri në castin kur Messi mendoi të shpëtonte sërish blaugranat dhe pse një pikë, me katalanasit që rrëshkasin në -5 nga los blancos me një ndeshje për të luajtur, nuk është realisht një shpëtim.