Periudha e horoskopit javor nga 20 – 27 janar

20.01.2020 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Periudha e horoskopit javor nga 20 – 27 janar

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Stresi gjithsesi do të jetë i pranishëm posaçërisht në aspektin afarist, sepse do të detyrohesh të bësh shumë gjëra përnjëherë, mirëpo problemi është vetëm yti që nuk e pranon ndihmën e kolegëve e cila do të t’i bënte gjërat më të lehta. Bëri prioritetet dhe fillo të bësh punët njërën pas tjetrës. Me financa çdo gjë në rregull, mirëpo ka mundësi të jenë edhe më të mira.

Shëndeti: Keni nevojë urgjentisht të pushoni, madje edhe ndonjë udhëtim të shkurtër gjatë vikendit.

Dashuria: Deshve, të cilët janë në lidhje, do të mund t’u zgjohen emocione nostalgjike kur të takojnë papritur ish-dashurinë, gjë që do të mundë të krijojnë probleme në marrëdhënien e tashme. Përpiquni t’i kontrolloni emocionet e panevojshme të cilat kaherë janë shuar. Deshtë e lirë kanë rastin për dashuri që në fillim të javës. Kush thotë që gjërat e mira nuk ndodhin të hënën?


DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Aktualisht gjendja financiare mund t’ju stresojë shumë, madje kjo gjë fillon të ndikojnë në çdo aspekt të jetës suaj, gjë që assesi nuk do të duhej t’ia lejosh vetes. Nëse rastësishti lejon vetes të kesh shkas që për shkak të situatës së përkohshme gjithë nervozizmin ta bartësh në punë – do të biesh në situatë edhe më të keqe. Qetësohu, situata financiare shpejt do të përmirësohet. Bëje perfekt punën tënde dhe nuk do të kesh probleme.

Shëndeti: Meditimi për ty është ilaç gjatë kësaj jave.

Dashuria: Demat të cilët janë në lidhje do të kenë një periudhë të mrekullueshme me partnerin. Tani është koha të bisedoni për të ardhmen tuaj. Demat e lirë kanë disa raste për dashuri, mirëpo asgjëje të veçantë nuk do të duhej t’i përkushtohen tani për tani. Do të kenë raste më të mira.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Situata financiare papritur gjithnjë e më shumë përmirësohet para sezonit të festave, gjë që do t’ju bëjë që të buzëqeshni shumë. Punën e bëni shkëlqyeshëm dhe arrini absolutisht çdo gjë që ju jepet. Vazhdoni me këtë ritëm!

Shëndeti: Janë të mundshme migrena dhe dhembje në pjesët e qafës, nuk do të ishte keq që vetes t’i caktosh një tretman masazhi.

Dashuria: Demat e lirë kanë pak probleme në komunikim kur flirtojnë, sepse nuk dinë si ta thonë më së miri atë që dëshirojnë, andaj personi të cilin përpiqen ta joshin gabimisht i interpreton. Vetëm qetësohuni, tani nuk është koha për këtë. Binjakët të cilët janë në lidhje, nga ana tjetër, kanë komunikim të shkëlqyeshëm me partnerin dhe tani është periudha e duhur që të kënaqeni, eventualisht të bisedoni për të ardhmen.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Aktualisht puna është ana më e fortë, andaj po arrini absolutisht çdo gjë. Jeni shumë më kreativ se kurrë më parë, ndërsa multitaskingu të është ana më e fortë. Kushtoni kujdes imtësive ku do të mundë të bësh gabime të panevojshme. Mbase është koha që pak të kursesh në mënyrë që situatën tënde financiare ta përdorësh në një të ardhme të afërt.

Shëndeti: Forco imunitetin tënd me kohë në mënyrë që të mos kesh probleme!

Dashuria: Reagimi i vrullshëm negativ i Gaforreve, të cilat janë në lidhje, do të mundë t’i çojë në konflikt me personin e dashur. Tani është koha që ta qetësosh veten dhe pastaj t’i përgjigjesh diçkaje që aty për aty në mënyrë ekstreme ju nevrikos e që ka të bëjë me partnerin tënd. Gaforret e lira duhet patjetër t’i kushtojnë diç më shumë kohë vetes, para se të gjenden në situatën që t’i përkushtohen dikujt tjetër.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Po e bëni në mënyrë efikase dhe të shkëlqyeshme çdo detyrë e cila ju jepet në punë dhe jeni shumë i lumtur, por edhe krenar. Përpiqu të mos marrësh shumë punë përnjëherë në mënyrë që të mos ngatërroheni në to. Situata e mirë financiare, mirëpo gjithsesi mos shpenzoni më shumë seç duhet.

Shëndeti: Treningu gjithsesi do të të pëlqejë shumë! Është koha që të stërvitësh rregullisht.

Dashuria: Luanët të cilët aktualisht janë në lidhje janë në njëfarë humori që nuk dëshirojnë ta ngrihen nga krevati me partnerin. Apetitet tuaja seksuale janë të mëdha, andaj mbase duhet, siç thuhet, të jeni me të dyja këmbët në tokë. Ka edhe gjëra të tjera të cilat mund t’i bëni me partnerin, e që nuk është seksi. Luanët e lirë marrin vendime të shpejta kur është fjala për partnerin potencial dhe kështu i bëjnë dëm vetes. Edhe ju do të duhej pak të ngadalësoni.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Në punë po bëhet për një nuancë situata më e qartë, mirëpo gjithësi nuk sjell vëllim më të vogël punësh. Tashmë jeni topitur mjaft ndaj stresit i cili ka dalë nga punët e grumbulluara, andaj vetëm ngadalësoni dhe bëni punët njëra pas tjetrës. Në fund të ditës do të jetë çdo gjë në rregull. Kur është fjala për financat, kini kujdes si po i shpenzoni paratë.

Shëndeti: Është koha të fillosh të ushqehesh më shëndetshëm. Perimet, peshku dhe pemët patjetër duhet t’i përfshini në menynë tënde, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Virgjëreshat të cilat janë në lidhje para vetes kanë një periudhë të shkëlqyeshme që të fillojnë të planifikojnë gjëra më të rëndësishme me partnerin, ndërkaq njëra ndër to është – jeta e përbashkët. Nëse marrëdhënia juaj është e sinqertë, atëherë nuk do ta keni të vështirë të merreni vesh. Virgjëreshat e lira patjetër duhet t’i ulin “kriteret” e veta, sepse kanë pritje tepër të mëdha, të cilat absolutisht askush nuk mund t’i plotësojë pos personazheve të filmave, të cilat as që ekzistojnë.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Fitore të reja në punë janë para teje, ti je ai i cili duhet të organizohesh në mënyrë që t’i arrish të gjitha. Ke aftësi të shkëlqyeshme t’i bësh shumë gjëra përnjëherë, vetëm përpiqu të përqendrohesh në një problem, andaj vetëm kur ta zgjidhësh atë duhet të fillosh me zgjidhjen e të tjerëve. Financat nuk janë edhe aq të mira, mirëpo shpejt do të përmirësohen.

Shëndeti: Pusho kurdo që të jepet rasti të kesh kohë të lirë, në mënyrë që të mos dobësosh imunitetin për shkak të lodhjes.

Dashuria: Peshoret e lira po hamenden ndërmjet dy personave, mirëpo asnjëri ndër ata dy nuk është ai i duhuri për ta, pra vetëm argëtohu mirë, meqenëse të është dhënë rasti për një argëtim të tillë. Nuk është koha e duhur për dashuri të vërtetë. Peshoret të cilat janë në lidhje para vetes kanë një periudhë të shkëlqyeshme. Kënaqja me partnerin do të jetë si në përralla.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Në punë ka probleme dhe strese të shumta, mirëpo situata e keqe financiare në të cilën ndodheni, madje edhe mu para festave, assesi nuk ju ndihmon. Riorganizohuni mirë, përcaktoni prioritetet dhe përkushtojuni punës në mënyrë që t’i arrini të gjitha dhe të avanconi edhe në planin afarist dhe në atë financiar.

Shëndeti: Meditimi të është i domosdoshëm për këtë periudhë stresuese me të cilën po përballeni.

Dashuria: Akrepat të cilët janë në lidhje do të kenë grindje me partnerin, madje për shkak të financave. Stresi për shkak të situatës së keqe financiare do të fillojë të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Nuk ka nevojë të grindeni, vetëm të dy organizoni pak më mirë financat tuaja. Akrepat e lirë sërish do të sillen egërsisht edhe një kohë, e vërteta është që do të duhej të mendoni mirë se çfarë vërtet ju është e nevojshme edhe çfarë dëshironi nga jeta juaj dashurore, dhe vetëm atëherë të filloni të veproni në atë drejtim.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Vëllimi i punëve do të fillojë shumë shpejt të rritet, vetvetiu edhe një vëllim i ri dhe më i madh ju arrin juve në sistem. Kjo nuk është diç që duhet t’ju brengosë, sepse absolutisht çdo gjë do të mund të arrini. Vetvetiu, situata juaj financiare po përmirësohet gjithashtu shumë shpejt.

Shëndeti: Keni nevojë për pushim.

Dashuria: Shigjetarët të cilët janë në lidhje do të kenë probleme me partnerin. Problemet tuaja të vjetra nga e kaluara do të fillojnë të dalin në sipërfaqe dhe kjo do të sjellë një ortek të madh grindjesh për të dy. Parimisht këto janë tërësisht konflikte normale ndërmjet çiftit të cilat mund shumë lehtë të zgjidhen, nëse e shuani në kohë egon tuaj dhe keni mençuri dhe ide që të debatoni me dikë të cilin e dashuroni. Shigjetarët e lirë gjithashtu nuk do të jenë të lirë nga shpirtrat e së kaluarës, andaj edhe ata do të jenë të detyruar të përballen me gjërat të cilat një kohë të gjatë i mundojnë, në mënyrë që të mund të vazhdojnë përpara me jetën e tyre dashurore.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Punën po e bëni perfekt dhe nuk ka ndonjë shkas për t’u stresuar. Kushtoni kujdes kolegëve të cilët po sillen si miq, në të vërtetë nuk janë të tillë. Gjarpër në kopsht gjithmonë do të ketë dhe nëse e vëren me kohë nuk do të kesh kurrfarë problemesh. Situata financiare do të mund të përmirësohet, do të kesh rast të ri për punë, mendo mirë para se ta pranosh.

Shëndeti: Urgjentisht keni nevojë për pushim, andaj përpiqu të kapësh së paku një vikend që të pushosh.

Dashuria: Bricjapët e lirë kanë rastin për një lidhje të mirë emocionale, mirëpo emocionet e vjetra do t’i pengojnë në këtë drejtim. Është koha e fundit që të luftosh me problemet tuaja të pazgjidhura, në mënyrë që të vazhdosh përpara në jetë. Bricjapët të cilët janë në lidhje para vetes kanë një ortek grindjesh me partnerin, ndonëse çdo gjë është e zgjidhshme, nëse të dy punoni me zell në këtë drejtim.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Kushtoni pak më shumë kujdes situatës afariste e cila të duket qesharake, mirëpo në të vërtetë do të mund të rrezikojë seriozisht shumë shpejt ekuilibrin tënd afarist. Të ardhurat tuaja janë krejtësisht në rregull, mirëpo mbase për t’i rritur ato duhet të mendosh mirë sita shfrytëzosh periudhën e cila është para teje.

Dashuria: Ujorët e lirë janë seriozisht të interesuar për një person, mirëpo para se të fillosh ndonjë lidhje, është mirë të mendosh mirë se a do të kesh dobi nga ajo. Mbase nuk është koha më e mirë për fillimin e çfarëdo marrëdhënieje. Ujorët të cilët janë në lidhje para vetes kanë periudhë fantastike me partnerin, andaj relaksohuni dhe kënaquni.

Shëndeti: Organizmi yt kërkon ushqim më të shëndetshëm, andaj nuk do të ishte keq t’i anashkalosh ushqimet e shpejta.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Kur është fjala për punën stresdo të ketë gjithsesi, mirëpo, siç thotë populli, pas shiut kthjellet havaja. Mos u stresoni më shumë seç është e nevojshme, je në situatën që vetvetes ia organizon punën ashtu siç të përshtatet ty. Situata financiare do të mund të jetë më e mirë, mirëpo gjithsesi kjo gjendje është e përkohshme.

Shëndeti: Perimet, peshku dhe pemët janë ato që organizmit tuaj aktualisht i janë shumë të nevojshme.

Dashuria: Peshqit të cilët janë në lidhje ngadalë po futen në përrallën e tyre të vitit tëri me partnerin dhe do të kënaqen në ortekun e emocioneve të cilat sapo do të pasojnë. Peshqit e lirë, nga ana tjetër, megjithatë tani për tani kanë fokuse të tjera, andaj jeta dashurore nuk u është edhe aq me prioritet.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Bim Bimma publikon videoklipin e këngës “Ftyrat”

Bim Bimma publikon videoklipin e këngës “Ftyrat”

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Kompanitë farmaceutike nuk besojnë se do të ketë një ilaç të vetëm për COVID-19

Kompanitë farmaceutike nuk besojnë se do të ketë një ilaç të vetëm për COVID-19

Mali: Kemi marrë letrën më të keqe në Shtëpinë e Bardhë, po kërkojnë njohjen e Kosovës

Mali: Kemi marrë letrën më të keqe në Shtëpinë e Bardhë, po kërkojnë njohjen e Kosovës