Perisic tifozëve të Interit: Faleminderit për lëvdatat dhe kritikat

E publikuar: 03/02/2019 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ivan Perisic ka thyer heshtjen dhe ka dërguar një mesazh tifozëve të Interit, duke i falënderuar për lëvdatat dhe kritikat.

Reprezentuesi i Kroacisë nuk është paraqitur për disa javë me ekipin e Interit në ndonjë ndeshje.

Kjo pasi ai ishte i hutuar nga spekulimet e një transferimi dhe një kërkese të tij për t’u larguar drejt Arsenalit.

Megjithatë, Perisic mund të luajë këtë mbrëmje kundër Bolognas në San Siro dhe pritet të marrë një mikpritje të ftohtë nga mbështetësit e ekipit.

Ivan Perisic (Getty Images)

Ndërkohë, ai hoqi heshtjen e tij në Instagram pas ditëlindjes së tij të 30-të, duke i falënderuar për lëvdata dhe kritika.

“Në një shënim më serioz, ju falënderoj sinqerisht për të gjitha dëshirat pozitive të ditëlindjes”.

“Faleminderit për lëvdatat, por gjithashtu ju falënderoj edhe për kritika”.

“Të dy prej tyre janë shtytje për mua”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/