Perisic: Kjo Kroaci si ajo e 1998, do të shkojmë larg

E publikuar: 05/07/2018 08:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ivan Perisic beson se Kroacia aktuale do të shkojë më lartë se sa ajo legjendare e vitit 1998 që shkoi deri në gjysmëfinalet dhe e fitoi medaljen e bronztë.

Kroacia e ka eliminuar Danimarkën pas penalltive, ndërsa tani do të luajë në çerekfinale me Rusinë.

Të besuarit e Zlatko Dalic shihen si favoritë për këtë ndeshje, ndërsa Ivan Perisic ka folur në konferencën për shtyp.

Ivan Perisic kur shënoi me Islandën (Getty Images)

“ I kemi studiuar të gjitha ndeshjet e tyre. Ndaj Spanjës, Rusia ka bërë paraqitjen e saj më të mirë. Megjithatë ne do të jemi gati për t’u përballur me ta”, ka thënë fillimisht Perisic për ndeshjen me Rusinë.

Ai ka shtuar se kjo Kroaci aktuale, po ndjek gjurmët e asaj legjendare që i befasoi të gjithë në Kampionatin Botëror Francë 1998.

“Ishim ende fëmijë kur ajo skuadër mposhte Gjermaninë 3-0 në çerekfinale. Shpresojmë që edhe ne të përsëritim të njëjtin rezultat”.

Festa e kroatëve (Getty Images)

“Nuk duhet të kemi frikë siç ndodhi në fund ndaj Danimarkës”.

“Nuk do të jetë e lehtë por do të nisemi të gjithë me të njëjtin objektiv dhe besoj se do t’ia arrimë qëllimit”.

“Kemi bërë deri tani por duam të shkojmë akoma më larg”, ka thënë në fund Perisci. /Telegrafi/