Perime të ziera apo të paziera – çka është më mirë

E publikuar: 20/02/2019 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe perimet e ziera, edhe ato të paziera, i kanë anët e mira. Prandaj nutricionistët thonë që më së miri është të shijohen të dy llojet. Ta hulumtojmë këtë pak më afër

Çka është më mirë të zihet

Nxehtësia me të vërtetë shkatërron enzimat, indolet (përbërësit biologjikë aktivë në ushqim, të cilët janë të dobishëm në luftën kundër kancerit), në nxehtësi të ndjeshme janë edhe tiaminet dhe vitamina C.

Megjithatë, shumica e materieve ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat, mikronutrientët e ndryshëm dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.

Në disa raste, siç është për shembull te betakaroteni, materia ushqyese bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes.

Njëlloj kështu, domatet si burim i shkëlqyeshëm i likopenës, fitonutrientit i cili ua jep ngjyrën e kuqe dhe veçoritë antioksidative domateve, për organizmin tonë janë më të mira pas zierjes.

Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa e lidhin edhe me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.

fiber-cooking-large

Çfarë arrihet me zierjen, në të vërtetë?

Me zierje energjia bartet nga burimi i nxehtësisë në ushqim, prandaj ushqimi zakonisht është më lehtë i tretshëm. Ndërsa intensifikohet edhe shija.

Zierja adekuate shkatërron edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë helmimin me ushqim.

Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm në nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm pasi që uji të vlojë, dhe ta nxirrni sapo të zihet. Ndërsa perimet e prera imët do të humbin më shumë materie ushqyese gjatë zierjes se sa ato në copa më të mëdha.

maxresdefault

Toka dhe kultivimi, më të rëndësishme se zierja

Kualiteti i perimeve varet, para së gjithash, nga lloji i kultivimit, a bëhet fjalë për organik apo për atë tek i cili përdoren pesticidet, nga kualiteti i tokës, ujitja dhe sasia e diellit.

Mos harroni që sheqeri dhe produktet e miellit të bardhë janë ushqime që duhet të shmangen, dhe jo perimet e ziera që ende janë të pasura me materie ushqyese.

Edhepse zierja shkatërron disa materie ushqyese, në disa raste largon helmet nga bimët, i bën më lehtë të tretshme, intensifikon shijen dhe forcon disponueshmërinë biologjike të nutrientëve. Për shkak të balancimit të ushqimit rregullisht shijoni edhe perimet e paziera. /Telegrafi/