Përhapet një sëmundje e re në Sudan? Ethet e panjohura vdekjeprurëse vrasin 8 persona

E publikuar: 23/09/2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa bota vazhdon të luftojë kundër COVID-19, studiuesit po punojnë me një ritëm të shpejtë për të gjetur një kurë për sëmundjen. Tani, tetë persona kanë humbur jetën në shtetin verior të Sudanit për shkak të një etheve të panjohura, ka zbuluar Ministria e Shëndetësisë e Sudanit.

“Ministria mori një raport të shtunën në lidhje me 41 raste të etheve në shtetin verior, përfshirë tetë vdekje,” thuhet në deklaratë.

Një ekip mjekësor është dërguar për hetimin e rasteve dhe përpjekjen për të identifikuar sëmundjen, e cila ka shkaktuar ethet vdekjeprurëse.

“Mostrat u morën për ekzaminim laboratorik për të konfirmuar diagnozën dhe për të forcuar ndërhyrjet për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjen,” thuhet më tej në deklaratë.

Mjekët dhe ekspertët e Sudanit presin që shkaku i etheve të gjendet në ujërat e ndotura të përmbytjeve që zhytën pjesë të mëdha të vendit në javët e fundit. Uji i ndenjur ka aftësinë të fillojë shpërthime të sëmundjeve vdekjeprurëse si kolera, malaria ose ethet deng.

Sëmundja vdekjeprurëse tashmë ka infektuar mbi 13,000 njerëz në vendin e Afrikës Veriore pasi më shumë se 830 njerëz kanë humbur jetën, sipas raporteve të fundit.

Tani, ardhja e një sëmundjeje të re të panjohur mund të shkaktojë vështirësi të mëdha për vendin. Do të jetë interesante të shohim se çfarë ndodhë në të ardhmen e afërt. Një vaksinë efektive për koronavirusin e ri pritet nga tremujori i parë 2021.