‘Përgjimet italiane, gati mandati ndërkombëtar i arrestit për Saimir Tahirin’

E publikuar: 17/10/2017 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgjimet italiane arrestojnë Sajmir Tahirin, mandati ndërkombëtar i arrestit është i sigurtë!’, shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe një ditë më parë ai tha se ndaj Tahirit pritet lëshimi i një urdhër-arresti.

‘Saje qorri provohet anëtar i bandës, merrte nga Habilajt 30 mijë euro për çdo rrugë transporti droge që bëhej me skafin e tij!’, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Sipas ish-kryeministrit ‘përgjimet e partnerëve italianë, konfirmojnë përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës që bënin tezakët e tij Habilaj’.

Lexoni me poshtë shkrimin e publikuar nga mediat italiane.