Përgjigjja epike nga Pique për Real Madridin: Nuk do ta bëjnë korridorin e nderit? Nuk do të më zë gjumi

E publikuar: 08/04/2018 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi nuk do t’i bëjë korridor nderi Barcelonës për titullin që katalunasit pritet ta fitojnë këtë edicion në La Liga.

Këtë vendim e ka marrë trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane.

Zidane ka deklaruar se është vendim i tij për mos t’i bërë korridor nderi Barcelonës pasi sipas tij janë katalunasit që kanë thyer këtë traditë.

“Nuk e di sa do të më pyesni, por përgjigja ime është shumë e qartë. Nuk do të ketë korridor nderi dhe ky është vendimi im.

“Nuk e kuptoj rolin e korridorit të nderit dhe nuk do të ndodhë, edhe pse jemi larg nga fundi i sezonit. Barcelona e theu traditën”, tha Zidane.

E për deklaratën e francezit është pyetur edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique.

Reprezentuesi i Spanjë pas fitores ndaj Leganes foli shkurtimisht për këtë çështje.

“Nuk do ta bëjnë korridorin e nderit madrilenët? Nuk do të më zë gjumi sonte”, tha shkurtimisht Pique.

Qendërmbrojtësi u bombardua me pyetje të tjera rreth kësaj çështje por ai ndoqi rrugën e trajnerit Ernesto Valverde duke i ikur atyre.

Gjithsesi kjo deklaratë e shkurtër nga Pique ka bërë jehonë të madhe në Evropë. /Telegrafi/