Përgjigja e Zemajt: Bandat e kuqe e kanë vetëm një detyrë

E publikuar: 09/10/2015 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka qenë pjesë e një padie të dorëzuar nga Lëvzizja Vetëvendosje u ka kthyer përgjigje atyre, duke i quajtur me nofkën “bandat e kuqe”.

“Bandat e kuqe kanë vetëm një detyre, shkatërrimin e shtetit dhe njollosjen e personalitetëve që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për shtetndertimin e vendit tonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai thotë se njerëz me paranoja histerike të mbyllur në botën e tyre virtuale as nuk mund t’ia demtojnë dhe as t’ia pengojnë në angazhimin e dinjitetshëm, të ndershëm si dhe në përkushtimin tim të sinqertë ndaj atyre që më kanë besuar votën e tyre për tre mandate rresht.

“Unë i qendroj besnik ligjit dhe kushtetutes se vendit, njeherit edhe mandatit të deputetit”, shkruan në fund Zemaj.