Përgjaket ‘heshtja zgjedhore’, polici gjendet i vrarë në qendrën e votimit

E publikuar: 25/06/2017 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ora para zgjedhjeve të së dielës ku Shqipëria zgjedh qeverinë dhe kuvendin e ri.
Një efektiv i policisë i caktuar me detyrë për të ruajtur një qendër votimi, është gjetur i vrarë para këtij objekti që kishte nën monitorim.

Sipas policisë së Korcës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, në ambientet e jashtë të shkollës 9-vjecare, e cila në orën 07:00 të mëngjesit do të hapet si një qendër votimi, ku banorët e kësaj zone do të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Policia thotë se dyshimet e para janë që punonjësi i policisë, 50-vjecari me inicialet A.V me banim në Maliq, të ketë vrarë veten me armën e shërbimit.

Ai ishte i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor, Qendre Votimi.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express/