Përgatitet bina,ku përfaqësuesit e opozitës do ti’ drejtohen protestuesve

E publikuar: 09/01/2016 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë opozitare sot do të mbajnë protestë kundër Qeverisë së Kosovës. Protesta do të nisë nga ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare për tu zhvendosur para Qeverisë, ku do të mbahen fjalimet e liderët opozitarë, Visa Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Organizatorët tashmë kanë filluar rregullimin e binës, prej ku përfaqësuesit e opozitës do ti’ drejtohen protestuesve.


Në këtë mëngjes nuk vërehet numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Opozita dje u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në këtë protestë, për të kundërshtuar këtë Qeveri, e cila sipas tyre po i sjell dëme vendit, transmeton lajmi.net.