Përfundon takimi, pritet caktimi i seancës konstituive

E publikuar: 24/07/2017 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse i ftoi për të caktuar datën e seancës konstituive, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka caktuar këtë datë.

Në takimin që e bojkotuan Lëvizja Vetëvendosje, LAA dhe Lista Serbe, presidenti pasi dëgjoi përfaqësuesit e partive parlamentare që ishin prezent tha se data se kur do të mbahet seanca do të bëhet publike shumë shpejt dhe brenda afatit kohor.

Sipas rregullores së Kuvendit presidenti cakton datën e seancës 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

KQZ ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare më 8 korrik.

……………………

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me subjektet politike ku po marrin pjesë vetëm përfaqësues të PDK-së, AAK-së dhe të Nisma për Kosovën, ka përgëzuar edhe njëherë për zgjedhjet e lira e demokratike dhe mbajtjen e procesit zgjedhor të rregullt me 11 qershor.

Ai me këtë rast ka ftuar që Qeveria e re të jetë një Qeveri e stabilitetit dhe e integrimit euro atlantik, e cila do u mundësojë qytetarëve integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO.

“Kjo qeveri do të jetë qeveri e stabilitetit dhe e integrimit euro-atlantik, që do u mundësoj qytetarëve integrim në BE dhe anëtarësim në NATO. Promovimi dhe mbrojta e frymës kushtetuese duhet të jenë parimet bazë të ndërtimit të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë ai.

………………………………..

LIVE Nis takimi i Thaçit me përfaqësuesit e partive politike (Foto)

Ka nisur tashmë takimi i presidentit me përfaqësuesit e partive politike ku do të diskutohet rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.

……………………………

Takimi me Thaçin, arrijnë përfaqësuesit e AAK-së dhe Nisma-s (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sot në një takim përfaqësuesit e partive politike të vendit, për të diskutuar rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar tri partitë nga koalicioni PAN, derisa nuk janë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit LAN, VV-së dhe Listës Serbe, shkruan Indeksonline.

Deri tani në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku do të mbahet takimi ka arritur Pal Lekaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.

Takimi është paraparë të nis nga ora 10.

T