Përfundon takimi në Bruksel, kërkohet themelimi i Asociacionit

E publikuar: 23/03/2018 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në mbrëmje u zhvillua rundi i ri i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, raporton zeri.info.

Pas përfundimit të këtij takimi, në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se është kërkuar që urgjentisht të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e po ashtu hapja e urës mbi lumin Ibër.

“Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit (Komunitetit të komunave me shumicë serbe), Marrëveshjen e Energjisë, si dhe të përfundojnë punimet për hapjen u Urës mbi Ibër”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media, raporton “Zëri.Info”.

Më tej, thuhet se Mogherini ka përshënduetur angazhimin e vazhdueshëm të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, është theksuar edhe njëherë se dialogu luan rol kyq për të ardhmen e të dyja vendeve.

“Përfaqësuesja e Lartë përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kujtoi se përparimi i të dyja vendeve në agjendat e tyre të integrimit në BE është i lidhur fort me progresin në Dialog”, përfundon komunikata./Zeri