Përfundon takimi i Ekipit Negociator: Platforma i dërgohet Kuvendit në fundjavë

E publikuar: 11/02/2019 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar takimi i Ekipi Negociator të Kosovës për dialog me Serbinë, i ka për qëllim harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si bashkëkryesues i ekipit për Dialogun, tha se delegacioni ka punë të përditshme për platformën.

Sipas tij, do të punohet edhe ditëve në vijim deri sa të plotësohet dokumenti për platformën e dialogut. Limaj shtoi se në momentin që përfundon platforma do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës. “

Për respekt që keni pritë. Duhet ta kuptoni që delegacioni ka punë ë përditshme me platformën.  Do kemi takime, shpresoj që nesër pasnesër ta plotësojmë dokumentin. Duhet ta kryejmë punën tonë. Nesër përsëri do punojmë. Janë disa detaje që po punojmë. Edhe paradite e pasdite nesër do punohet. Deri në fund të javës do t’i drejtohet kuvendit. Por nëse kryhet edhe nesër do ti drejtohet”, tha Limaj raporton EO.
t