Përfundon takimi grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së, dakordohen për reformat në fushën e ekonomisë

E publikuar: 28/10/2019 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar takimi i tretë i grupeve punuese të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas përfundimit të takimit, i cili është zhvilluar në selinë kryesore të LDK-së, Glauk Konjufca, ka thënë se kanë biseduar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK-në.

“Ky takim ka qenë vetëm për ekonominë dhe masat që duhet t’i marrim në zhvillimin ekonomik. Për tri orë kemi pasur diskutime mjaft intensive vetëm për këtë fushë. Janë ngritur mbi 40 tema, ku është folur për 40 çështje të ekonomisë. Mbi 90 për qind të tyre jemi pajtuar se çfarë reforma do të duhej të merrte qeveria e ardhëshme. Për 10 për qind që nuk kemi gjetur dakordime do t’oi kurorzojmë në takimet e ardhëshme”, ka thënë Konjufca, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë që duan të dakordohen që më vonë të mos kenë mospajtime.

“Edhe ato 10 për qind do të zgjidhen, nuk janë temat më të rëndësishme. Ne duam të dakordohemi që të mos jetë asgjë e pasqaruar. Në qeverinë e ardhëshme duam që diskutimet të jenë më të thella që në mënyrë kur të filloj funksionimi i qeverisë të mos na dalin mospajtime gjatë rrugës. Nuk është folur asgjë për minsitritë, vetëm për ekonominë, reformat, masat konkrete. Ka qenë përballje e programit të nivelit ekonomik të LVV-së me atë të LDK-së”, ka thënë ai, duke shtuar që do të dakordohennga dy propragmet me të cilat i kanë fituar zgjedhjet.

“Diskutimet do të vazhdojnë edhe për çështje tjera si drejtësi, çështje sociale, arsim, dhe shëndetësi. Për katër takime të ardhëshme jemi pajtuar, nëse na duhen më shumë do të dakordohemi prapë. Por për katër takime jemi dakorduar që mund të vijmë në një pajtim për qeverinë e ardhëshme”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe në të njëjtën kohë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka takuar dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.
Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se, Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së, në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.