Përfundon seanca e parë e Tribunalit Special ndaj ish-komandantit të UÇK-së

E publikuar: 28/09/2020 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore në Tribunalin Special ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.
Gjyqtari i kësaj seance ka marrë informacionet e nevojshme fillestare lidhur me gjykimin.Salih Mustafa fillimisht është prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nuk ka dashur të deklarohet për pafajsinë, ose për t’i pranuar akuzat.
Paraprakisht, një sekretare e Speciales ia lexoi Mustafës të gjitha akuzat në të cilat përfshihet, duke përmendur, mes tjerash, tortura e trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp në fshatin Zllashë më 1999.Salih Mustafa gjatë seancës ka konfirmuar se avokati që e përfaqësoi sot në seancën gjyqësore do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.Avokati i tij para gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka thënë se Mustafa deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë ai.