PËRFUNDON PROTESTA. Opozita paralajmëron protesta tjera!

E publikuar: 09/01/2016 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar protesta e organizuar nga partitë opozitare. Kryetari i VV-së, Visar Ymeri pasi ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje kaq masive, ka theksuar se opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Fillon përplasja me policinë. Protestuesit gjuajnë me gurë!

Pas përfundimit të fjalimit të Visar Ymerit, protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të objektit të Qeverisë. Gazeta Blic do t’ju mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet e fundit nga protesta e cila po zhvillohen në sheshin kryesor të Prishtinës./ Gazeta Blic