Përfundon protesta, listat javën tjetër

E publikuar: 30/03/2015 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së e kanë përfunduar takimin me Faik Fazliun nga Komisioni për verifikimin e ushtarëve të UÇK-së.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e veteranëve i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në javën tjetër t’i publikojnë listat me emrat e veteranëve, në të kundërtën do të protestojnë sërish.

“Iu kisha lutur të shpërndaheni sepse nëse deri në fund të javës tjetër nuk dalin listat, ne do të sakrifikohemi të gjithë”, ka thënë Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.