Përfundon pjesa e parë e intervistimit të ‘Remit’

E publikuar: 14/01/2019 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës.

Mustafa aktualisht po pauzon pas më shumë se dy orë inetvistimi në Zyrën Prokurorit të Specializuar, intervistë kjo e zhvilluar në prani të avokatit, Arianit Koci.

Më pas pritet të vazhdojë pjesa e dytë e intervistimit.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.