Përfundon ndeshja Feronikeli – Drita, ky është rezultati final

E publikuar: 04/10/2020 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Feronikeli ka pësuar humbje në ballafaqim me Dritën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës të zhvilluar të dielën, raporton KosovaPress.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 20’ me golin e Mendurim Hotit, por nga ky moment mysafirtë u treguan më kërkues dhe arritën ta përmbysin rezultatin.

Fillimisht shifrat i barazoi Fazliu në minutën e 53’ dhe më pas rezultatin e përmbysi Rexha në minutën e 68’.

Dy ndeshjet tjera që po zhvillohen sot janë Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Llapi.