Përfundon me barazim ndeshja e parë mes Bocas dhe River Plates në Copa Libertadores

E publikuar: 12/11/2018 05:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superklasikja e parë mes Boca Juniorit dhe River Plates në finale të Copa Libertadores përfundoi me rezultat 2-2.

Në La Bombonera si gjithmonë kishte një atmosferë fantastike, e elektrizuar më shumë edhe nga golat.

Golin e parë në takim e shënoi Boca në minutën e 34 me anë të Ramon Abilas, ndërsa pas një minute erdhi goli nga River me Lucas Pratto.

Tifozët e Boca Juniors (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë të pjesës së parë Dario Benedetto riktheu epërsinë e skuadrës vendase.

Barazimi erdhi pas autogolit të Carlos Izquierdoz në minutën e 61-të.

Lucas Pratto duke festuar golin e River Plates ndaj Boca Juniors (Foto: Amilcar Orfali/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e kthimit është më 24 nëntor dhe luhet në stadiumin e River Plates, Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti.

Vlen të theksohet se për Bocan nga minuta e 73-të luajti edhe Carlos Tevez. /Telegrafi/