Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së – A u caktua kandidati për kryeministër?

E publikuar: 24/08/2019 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këto momente ka përfunduar takimi i Kryesisë së LDK-së që kishte nisur në orën 11:00.Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic një zyrtar i LDK-së në kushte anonimiteti.Ai ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për kandidatin për kryeministër, për shkak të mungesës së Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Ai ka thënë se është shtyrë vendimi për kandidatin për kryeministër për një mbledhje tjetër.Në këtë mbledhje është zgjedhur Arban Abrashi Sekretar Organizativ i partisë.Teksa është vendosur që motoja e fushatën së LDK-së për zgjedhjet e parakohshme të jetë BesëLidhja.