Përfundon greva në minierën e Trepçës, minatorët i kthehen punës

E publikuar: 12/02/2021 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

110 minatorë të minierës së Trepçës, hyn sot në grevë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e marrjes së pagës për muajin janar, shkruan Gazeta Express.

Por kjo grevë tanimë ka mbaruar. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë për Express, se minatorët i janë kthyer punës tashmë.
E sipas tij, të njëjtit kanë mbetur pa zgjidhje dhe pa paga.

Por, sipas Osmanit të njëjtëve u është premtuar që pagën më së largu do ta marrin gjatë javës së ardhshme.

“Deri në orën 16:00 punëtorët kanë qenë në grevë. Ndërrimi i tretë ka filluar punën. Kjo pas premtimeve se pagat do tu dalin deri javën e ardhshme ose edhe më herët, varet se si shitet koncentrati. Kaq mund të themi për momentin”, ka thënë Osmani, për Express.

Minatorët në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me vonesat e pagave të tyre.

Në të njëjtën gjendje ishin edhe gjatë muajit janar, ku paga e tyre u vonua deri me datë 22 të muajit paraprak.

E më herët, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, për ty kryer pagesat ndërhyri edhe Qeveria e Kosovës.