Përfundon epoka “Pallotta”, Roma në duart e Dan Friedkin

E publikuar: 29/12/2019 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma përgatitet të ndryshojë pronar. Bisedimet mes James Pallottas dhe Dan Friedkin për shitjen e klubit të kryeqytetit italian janë drejt përmbylljes.

Gjatë orëve të fundit, të dyja palëve u është vënë në tavolinë vlera e përllogaritur e klubit, me hendekun mes kërkesës dhe ofertën tashmë të zvogëluar ndjeshëm.

Pritet vetëm të dalë “tymi i bardhë” dhe të zyrtarizohet marrëveshja. Bëhet fjalë për një shumë prej 750 milionë eurosh, ku përfshihen edhe 270 milionë euro borxhe të shoqërisë dhe 150 milionë të parashikuara për rikapitalizimin.

Bisedimet e fundit për kalimin e paketës së maxhorancës janë kryer me 23 dhjetor në aksin Londër-Los Angeles-Boston. Në kuadër të bisedimeve nuk është përfshirë projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Tor di Valle, për të cilin Roma nuk mori aprovimin e drejtuesve të qytetit.

Epoka “Pallota”, e nisur në vitin 2012 është në fundin e saj, tashmë nis “mbretërimi” i Dan Friedkin.