Përfundojnë në karantinë pasi u shëtitën me veturë nëpër Kamenicë

E publikuar: 11/05/2020 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mesnatës së djeshme janë ndaluar dy persona në Novosellë të Kamenicës.

Policia thotë se ata nuk kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë 10.05.2020 – 01:20. Policia në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të njëjti pas kontrollit nga ekipet mjekësore, me rekomandim të mjekëve dhe konsultim me prokurorin janë dërguar në karantinë në Prishtinë”, njofton Policia.