Përfundojnë ndeshjet e futbollit në Superligën e Kosovës

E publikuar: 21/11/2020 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë përfunduar tri ndeshjet që u zhvilluan sot në kuadër të Superligës me disa rezultate interesante.

Skuadra e Besës humbi në shtëpi nga Drita me rezultat të thellë 1:4. Golin e vetëm tek Besa e shënoi mbrojtësi Ramë Krasniqi në minutën e 18’, kurse tek Drita golashënues ishin Haxhimusa në minutën e 4’ dhe 40’, dhe Fazliu në të 12’ dhe të 64’.

Feronikeli fitoi në stadium të vet kundër skuadrës së Arbërisë me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori 24 vjeçar Albert Dabiqaj në minutën e 43’, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e fundit e programit të ditës së shtunë i takoi Gjilanit dhe Drenicës. Gjilanasit siguruan tre pikë të plota duke shënuar fitore me rezultat minimal 1:0, me golin e sulmuesit malazez Darko Nikac, në minutën e 11’.