Përfshihet nga zjarri një market ushqimor në Mitrovicë

E publikuar: 03/07/2020 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një market ushqimor në Mitrovicë.

“Për shkaqe sigurie janë evakuuar të gjithë banorët e ndërtesës. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.  Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftimin e PK-së.