Përfshihen nga orteku i rrëmbyeshëm, tetë alpinistë shpëtojnë të pa lënduar (Video)

E publikuar: 02/11/2017 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Magnus Lindkvist ka qenë në një maje mali në Kirgiztan, kur u shkaktua një ortek që rrëmbeu me shpejtësi tetë alpinistë.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është lënduar, vetëm se iu janë dëmtuar në tërësi pajisjet që kishin me vete, transmeton Telegrafi.

“Kanë shpëtuar mrekullisht gjashtë gjerman dhe dy zviceran, duhej t’ju ndihmonin sepse i kishin humbur gjërat elementare”, ka thënë Lindkvist lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon rënien e ortekut, që duket sikur do të ishte fatal për të pranishmit. /Telegrafi/