Performanca magjike e Dua Lipës në Spanjë

E publikuar: 03/11/2018 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa mbrëmë ka qenë e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “LOS40” në Spanjë.
Dua Lipa ishte fituese në tri kategori të kësaj ceremonie, ndër të tjera u shpall edhe artistja më e mirë botërore, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Dua ka realizuar edhe një performancë madhështore, duke kënduar disa prej hiteve të saj.

Këngëtarja së fundi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga paraqitja në atë event, ndërsa u komplimentua për performancën.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, këngë kjo në duet me Andrea Bocellin.