Performanca e artë e njeriut të ndeshjes, Modric me statistika të shkëlqyera ndaj Argjentinës

E publikuar: 21/06/2018 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superylli i Kroacië, Luka Modric, ka shfaqur një prej paraqitjeve më të mira në fanellën e kombëtares kroate.

Ai u shpall njeriu i ndeshjes nga FIFA pas përfundimit të takimit.

Dhe, ky epitet atij ju dha me plot të drejtë, jo vetëm për golin fantastik të shënuar, por për gjithë impaktin e tij në fushën e lojës.

Luka Modric pati 100 për qind të driblimeve të kompletuara, 100 për qind të dueleve ajrorë të fituara dhe 100 për qind të dueleve të fituara.

Modric u shpall lojtari i ndeshjes

Ai preku topin plot 62 herë dhe pasoi 42 herë suksesshëm.

Tri ndërprerje të aksioneve dhe dy rastet e krijuara bashkë me dy goditjet në drejtim të portës rezultuan që ai të shënojë edhe një gol.

Një paraqitje e artë nga Modric, që pa diskutim ishte njeriu i ndeshjes, pa ulur kontributin e Ivan Rakiticit i cili po ashtu pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Argjentinës. /Telegrafi/