Përfitoj mbi 2 milionë euro. Mashtroj qytetarët, aktakuza gati kundër Estrida Bunjaku (Video)

E publikuar: 14/03/2015 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronarja e kompanisë “VENIS-O-GROUP“ me seli në Prishtinë, Estrida Bunjaku shumë shpejt ka mu përball me aktakuzë nga Prokurori i Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për mashtrim tue nënshkrue kontrata të rrejshme për shitblemje të banesave. (VIDEO)

Tv Rrokum ka mësu se rasti i Bunjakut asht në përfundim të hetimeve, dhe se nji numër i madh qytetarëve, që kanë ra pre e mashtrimeve të saj janë paraqit në Prokurorin Speciale, për me deshmue rreth mashtrimit që u ka ba Bunjaku me grupin e vet.

Simbas burimeve mbrenda hetuesisë deri tash ka dal se nga mashtrimet që u ka ba qytetarëve, pronarja e kompanisë “VENIS-O-GROUP“ ka përfitu rreth 2 milionë e gjysër euro në mënyrë të kundërligjshme.

Pre e këtij mashtrimi janë ra qytetar të shtresës së mesme, të cilëve u ka kerku fillimisht 10 mijër euro, ndërsa pjesën tjetër mbasi ta marrin banesën.

Por Bunjaku asnjiher nuk ua kishte dhanë as paret e as banesën, ndërtimi i të cilave ishte ba në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Këtë mashtrim, ajo me grupin e saj e kishte nis në vitin 2009 deri në 2012.

“Janë rreth 176 deshmitarë, të cilët po deshmojnë për mashtrimet e pronares së kësaj kompanie, të cilëve u ka marr pare të gatshme prej 10 mijë deri ne 200 mije euro, kinse me ndertu banesë në bashkëfinancim”, i ka thanë Televizionit Rrokum, nji burim mbrenda hetuesisë.

Estrida Bunjaku së bashku me dy persona të tjerë ishte arrestu në Maj të vitit 2014 gjatë nji operacioni policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës./RROKUM.TV/