Përfitimet shëruese dhe zbukuruese të kumbullave

E publikuar: 21/10/2017 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aroma e kumbullave është shumë dehëse dhe shija e tyre është përzierja e duhur e të ëmblës me të thartën.

Kjo do të thotë se konsumimi i tyre nuk ka për të qenë aspak një eksperiencë e keqe. Çdo sasi, sado e vogël, e kumbullave të konsumuara është e tejmbushur me vitamina, minerale dhe antioksidues.  Dihet se antioksiduesit kanë efekte shumë pozitive, duke filluar nga ulja e kolesterolit  dhe  freskia e lëkurës.

Kumbullat mund të parandalojnë kancerin

Siç u tha dhe më lartë, kumbullat janë një burim i pashtershëm i antioksiduesve. Ja pse konsumimi i tyre në  mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit. Një nga oksidantët më  ndihmues në luftën kundër kancerit që gjendet te kumbulla është beta karoten .

Ndihmon në mos mpiksjen e gjakut

Vitamina K e cila gjendet në kumbulla ndihmon në parandalimin e mpiksjes së panevojshme të gjakut.  Është e rëndësishme që të parandalohen mpiksjet e gjakut sepse mund të bëhen   të rrezikshme  aq sa të shkaktojnë atak në zemër.

Ndihmojnë në forcimin e kockave

Një funksion tjetër jo më pak i rëndësishëm i vitaminës K është që të mbajë kalciumin në kockë dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme konsumimi i kumbullave për  forcimin e kockave. Përveç të tjerave, është treguar se  tek kumbullat gjenden disa komponentë  që ruajnë në nivele normale densitetin e kockave.

Mbajnë në nivele normale sheqerin në gjak

Edhe pse kanë një shijë pak të ëmbël, kumbullat janë një ushqim shumë i mirë për të sëmurët me diabet të tipit dy. Disa  përbërës të tyre rregullojnë nivelin e insulinës në gjak pas konsumimit të ushqimit dhe detyrimisht mbajnë në kontroll nivelin e sheqerit në  gjak.

Konsumimi i tyre ul tensionin e lartë të gjakut

Keni nivel shumë të lartë të tensionit? Merrni ilaçet e rekomanduara nga mjeku, rregulloni dietën ushqimore, bëni ushtrime fizike , por mos harroni të shtoni edhe disa kumbulla.  Antioksidantët dhe fibrat e gjendur në kumbulla rregullojnë tensionin  e gjakut  duke i mbajtur enët e gjakut të shëndetshme dhe duke rregulluar nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Kumbullat i japin lëkurës një pamje të re

Kurat më të efektshme në parandalim e shfaqjeve të rrudhave dhe shenjave të tjera që vijnë me moshën, janë ato që merren nga goja me anë të ushqimeve. Kumbullat jo vetëm që përfshihen në këtë listë, por janë edhe në radhët e para të listës. Antioksiduesit të gjendur në kumbulla janë shumë të efektshëm në parandalimin e radikaleve të lira përpara se ato të shkaktojnë  rrudha dhe tharje ekstreme të lëkurës.

Heqin kilet e tepërta

Përmbajtja e lartë e fibrave dhe ujit në kumbulla e bën stomakut të ndihet menjëherë i ngopur dhe e shpëton në këtë mënyrë nga  ngrënia e tepërt. Për më tepër, ato përmbajnë një sasi të pa konsiderueshme të  yndyrës dhe aspak kolesterol.