Përfitimet shëndetësore të kumbullave

E publikuar: 01/05/2018 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke qenë se janë të pasura me fibra dietike si sorbitol dhe isatin, mbrojnë zemrën. Një kumbull mesatare përmban 130 miligramë potasium që ndihmon në menaxhimin e nivelit të lartë të presionit të gjakut dhe ul rrezikun e atakut kardiak.

Kumbullat po ashtu të mbrojnë nga kanceri dhe dëmtimi i qelizave. Ato pastrojnë radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin dhe pigmenti i kuq dhe blu që gjendet në disa kumbulla parandalon diabetin. Kumbullat kanë nivel të ulët të gliceminës dhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas një studimi të realizuar në Florida, kumbullat përmirësojnë shëndetin e kockave. Ato kanë pak kalori dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm për personat që mbajnë dietë. Një kumbull e vogël përmban 30 kalori.

Sipas një studimi, ekstrakti i kumbullave mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene në gjoks ndërsa qelizat e tjera të shëndetshme nuk preken. Kumbullat po ashtu përmirësojnë kujtesën, ato janë të pasura me antioksidantë që ngadalësojnë shfaqjen e Alzheimer-it.