Përfitimet e vajit të mëlçisë së merlucit

E publikuar: 20/10/2017 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit të cilët jetojnë në pjesë të Evropës veriore e kanë përdorur vajin e mëlçisë së merlucit për shekuj me radhë që ta përmirësojnë imunitetin dhe të mbrohen nga dimrat e ftohët dhe të gjatë për të cilët edhe njihen këto shtete. Vajin e mëlçisë të merlucit e kanë përdorur edhe si një zgjidhje natyrale për trajtimin e reumatizmit, dhimbjeve të nyejve , për muskujt e tendosur dhe shumë sëmundje tjera.

Burim primar i vajit të mëlçisë së merlucit ishte mishi i freskët i peshkut ‘Gadus morhua’. Ndërsa ky peshk nuk ishte shumë i shijshëm për shumicën e njerëzve, popullata tradicionale ndjeu se ishte e vlefshme për të përfituar nga efektet e shumta të këtij vaji, transmeton Telegrafi.

Çfarë është vaji i mëlçisë së merlucit?

Vaj i mëlçisë së merlucit është një burim i shkëlqyer i vitaminave esenciale duke përfshirë vitaminën D dhe vitaminën A, si dhe acideve yndyrore anti-inflamatore omega-3. Duke pasur parasysh se shumica e njerëzve nuk hanë ushqime anti-inflamatore mjaftueshëm që të sigurojnë vitaminën D dhe omega-3 , të cilat luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e mirë kardiovaskular, hormonal, imun, riprodhues dhe neurologjik, preferohet konsumimi i rregullt si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.

Ju mund ta konsumoni atë si vaj ose në formë të hapave. Çdo lugë çaji i vajit ka rreth 41 kalori dhe 4,5 gramë yndyrë sipas USDA, i ndarë në mes të acideve yndyrore të ngopura dhe të pangopura.

Aspekti më i dobishëm i konsumimit të vajit është sepse përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, të njëjtin lloj të cilin e gjejmë në peshk apo ushqim deti si salmoni, skumbri dhe sardelet. Është gjithashtu burim i mirë i vitaminës D.

Omega-3 dhe vitamina D janë të njohura për uljen e inflamacionit, parandalimin e koagulimit të gjakut, ruajtjen e shëndetit të trurit dhe parandalimin e depresionit.

Dhjetëra studime kanë lidhur vajin e mëlçisë së merlucit me përfitimet e mëposhtme:

– Uljen e nivelit të kolesterolit

– Parandalimin dhe trajtimin e diabetit

– Uljen e shtypjes së lartë të lartë të gjakut

– Parandalimin e sëmundjeve të zemrës

– Reduktimin e rrezikut për osteoartrit

– Trajtimin e depresionit

– Uljen e rrezikut për sëmundjet autoimune

– Luftimin e çrregullimeve të syve si glaukoma dhe mbrojtjen e syve

– Trajtimin e infeksioneve të veshëve, alergjive dhe astmës

– Parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së veshkave

– Ndihmon për të shëruar plagët e lëkurës
– Ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe parandalimin e frakturave ose osteoporozës. /Telegrafi/