Përfaqësuesit e biznesit: Edhe në fazën e tretë ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin vetën

26.05.2020 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përfaqësuesit e biznesit: Edhe në fazën e tretë ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin vetën

Gastronomia, taksitë dhe transporti urban dhe ndërurban janë disa nga llojet e bizneseve që do t’iu lejohet ushtrimi i aktiviteteve në fazën e tretë nga vendosja e masave të reja që nga përhapja e pandemisë së COVID-19 në Kosovës.

Lidhur me këtë, përfaqësues të bizneseve thotë se ndërmarrjet do ta ketë të vështirë ta rimarrin vetën edhe pas kësaj hapje.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, për Telegrafin tha se, bizneset nuk do janë në gjendje të veprojnë siç kanë qenë më herët.

Sipas tij, kjo do të ndodh për arsye se gjatë kësaj kohe të izolimit, bizneset kanë pësuar shumë humbje.

“Bizneset do të mundohen t’i mbijetojnë kësaj gjendje të rëndë, kur dihet se situata kur do të bëhet hapja, të hyrat do të janë shumë më të vogla për një kohë mjaftë të mirë. Hapja do të ndodhë, por bizneset nuk do janë në gjendje të veprojnë siç kanë qenë më herët, për arsye se biznesi gjatë kësaj kohe ka pasur shumë humbje dhe shteti shumë pak i ka dal në ndihmë biznesit. Humbjet më të mëdha do të janë për shkak të mungesës së mjeteve gjatë kësaj kohe dhe do të jetë e vështirë ta rimerr vetën”, tha Krasniqi.

Ai shton se ndihma e shtetit karshi biznesit ka qenë e vogël.

“Në bazë të analizave të gjitha vendet tashmë kanë bërë hapjen e bizneseve edhe pak më herët se Kosova. Përkrahja e institucioneve deri më tani ka qenë mjaftë e vogël krahasuar me nevojat që kanë pasur bizneset dhe ka qenë shumë më pak se çdo vend i rajonit”, shtoi ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie kishte prezantuar fazat lehtësuese dhe hapjen graduale të ekonomisë.

Ai kishte thënë se lehtësimi i masave është paraparë të bëhet në tri faza. E para do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë do të jetë nga 18 maji, ndërsa faza e tretë nis nga 1 qershori deri në vendimin tjetër.

“Katër maji është dita kur do të fillojmë heqjen graduale drejt një realiteti të ri. Masat e reja do jenë në përputhje me normalitetin e ri”, kishte njoftuar Vitia, përcjell Telegrafi.

Edhe ministrja në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari kishte thënë se ekonomia do të hapet gradualisht.

“Synimi është që ta hapim ekonominë gradualisht, për shkak se jemi të vetëdijshëm se kemi humbje të mëdha ekonomike, duke filluar nga likuiditeti dhe humbja e kontratave të punëtorëve. Jam e vetëdijshme që shumë punëtorë kanë humbur vendet e punës në sektorin e gastronomisë, ndërtimtarisë, atë të tregtisë me pakicë që janë mbyllur. Tani jemi duke punuar edhe për pakon e dytë e fiskale. Jam shumë pozitive që për shumë humbje që kemi, kemi edhe shumë shpresë. Falënderojmë bizneset që kanë respektuar masat”, kishte thënë Hajdari, përcjell Telegrafi.

MEPTINIS kishte nxjerr urdhëresën për mbarëvajtjen e bizneseve gjatë periudhës së pandemisë, ku për ato biznese që kanë punuar ishte urdhëruar që të merren masat higjienike.

Po ashtu, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro, për t’i ndihmuar bizneset dhe individët që ta tejkalojnë këtë kohë të pandemisë.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Aktualisht janë gjithsej 1,038 raste me COVID-19, me 792 të shëruar dhe 30 të vdekur.

Kjo është lista e plotë e aktiviteteve të bizneseve që do të hapen në fazën e tretë:
– Transporti urban dhe ndërurban
– Taksitë,
– Gastronomia në përgjithësi
– Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike,
– Provimet në arsimin e lartë
– Testi i maturës dhe arritshmërisë
– Hapja e kinemave dhe teatrove
– Hapja selektive e aktiviteteve sportive 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”