Përfaqësim i ulët i grave në institucionet e Maqedonisë së Veriut

10.03.2019 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përfaqësim i ulët i grave në institucionet e Maqedonisë së Veriut

Organizatat joqeveritare që në fokus kanë të drejtat e grave, thonë se institucionet e pushtetit qendror dhe të vetëqeverisjes lokale, si dhe shoqëria në tërësi në Maqedoninë e Veriut ka shumë punë për të bërë në drejtim të respektimit të drejtave të grave.

Përfaqësimi i grave në institucionet e shtetit akoma mbetet i ulët, përkatësisht larg përfaqësimit të barabartë prej 50 për qind.

Por, sipas organizatave që në fokus kanë të drejtat e grave, pozitat udhëheqëse shumë pak u besohen grave.

“Rreth 60 për qind e grave janë joaktive në tregun e punës edhe pse një pjesë e tyre janë me arsim të lartë. Përderisa vetëm 30 përqind e gjinisë mashkullore mbeten joaktiv, 15 në tregun e punës dhe vetëm 15 për qind e tyre janë të papunë”.

“Më vjen shumë keq që shteti nuk ndan mjete financiare dhe kapacitete teknike dhe njerëzore që vërtetë të zbatohet barazia gjinore në të gjitha poret e shoqërisë”, thotë Sneshka Iliq nga platforma “Reaktor”.

Ndërkaq, Arbenita Meta aktiviste për të drejtat e grave, thotë se mbetet shumë punë në drejtim të përfaqësimit të denjë të femrës shqiptare në institucionet e shtetit edhe në ato vende ku ajo është e prezantuar në realitet, siç shprehet ajo, mbetet një zë i heshtur.

Ajo thekson se nëse politika vendos t’i hap dyert e institucioneve për femrat duke u besuar pozitat udhëheqëse nuk do të mundësojë vetëm respektimin e barazisë gjinore, por do të krijojë mundësi për një shoqëri me më shumë perspektivë duke vënë në shfrytëzim aktiv kapacitetet dhe potencialin e gjysmës së popullatës e cila kryesisht shfrytëzohet për aktivitetet e punëve të shtëpisë.

“Nëse institucionet do tu besohen femrave për t’i drejtuar besoj se do të kishim shum; më shum; produktivitet, shumë më shumë ndryshime, por edhe perspektiva të reja sepse gratë janë të prirura që më lehtë t’i bëjnë ndryshimet”, thotë Arbenita Meta.

Të dhënat tregojnë se gratë në strukturat drejtuese të institucioneve të shtetit janë të përfaqësuara vetëm me 29 përqind, që është larg balancit gjinor.

Nga ana tjetër, Vangelina Parmaçka e cila përfaqëson gratë e zonave rurale vecanërisht fshatrat malore, ka kërkuar që institucionet t’i zbatojnë të gjitha ligjet për mbrojtjen nga diskriminimi në bazë gjinore, duke vënë fokusin në mundësinë tejet të limituar që një grua në zonat rurale të punësohet.

“Qeveria duhet të ndërmarrë një varg masash sistemore për të krijuar mundësi për punësimin e grave në zonat rurale, masa këto përmes së cilave do të pranohej puna e papaguar e grave përkatësisht angazhimi që aoa bëjnë gjatë përkujdesjes për familjen dhe veçanërisht puna bujqësore, njëherësh duhet punuar në drejtim të realizimit të për pension dhe sigurimit të pushimit të lehonisë.” thotë Parmaçka.

Ndaj kërkesave të grave nga strukturat qeveritare kanë kujtuar se barazia gjinore është inkorporuar në programin e Qeverisë që përfshin periudhën kohore 2017-2020, duke u zotuar se Qeveria do të ndjekë politikat për realizimin e të drejtave të grave në çdo pore të shoqërisë si dhe do të angazhohet përmes një buxheti transparent gjatë ndarjes së resurseve materiale për balancim gjinorë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

VV konferencë për media në ora 17:00

VV konferencë për media në ora 17:00

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore,  mblidhet sërish sot në orën 17:00

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore, mblidhet sërish sot në orën 17:00

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë