Perez shpërblen lojtarët me miliona pas triumfit në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 06/06/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, i ka ndarë 40 milionë euro për lojtarët dhe stafin e skuadrës
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve skuadra e Real Madridi ka arkëtuar 75 milionë euro.

Por, numri një i Los Blancos, Florentino Perez ka vendosur që pjesën më të madhe të këtyre parave (40 milionë) t’ua ndajë lojtarëve dhe stafit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Perez ka shpërblyer lojtarët me nga 1.5 milionë euro secilin, në total 36 milionë euro, përcjell Express.

2 milionë euro i ka ndarë Zinedine Zidanes, derisa pjesa tjetër e stafit të Realit Madridit ka marrë 2 milionë të tjera.

Los Blancos hyri në histori të kësaj gare duke u bërë skuadra e vetme që e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve dy herë radhazi. /Express/