Perez: Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madridi

E publikuar: 22/09/2018 05:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo donte të largohej për arsye personale, por Santiago Bernabeu dhe klubi mbretëror do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Pesë herë fituesi i ‘Topi i Artë’ kishte lënë Los Merengues këtë verë për një marrëveshje mbi 100 milionë euro.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 450 gola në vetëm 438 ndeshje.

“Klauzolat për prishjen e kontratave të lojtarëve duhet të jenë bindëse”.

“Shitja më përfituese këtë vit është ajo e Cristianos. Ai deshi të largohet [për arsye personale, dhe të gjithë punuam për një marrëveshje”.

“Askush nuk i ofroi Real Madridit më shumë se sa Juventusi, plot 100 milionë euro”.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë, por vetëm ta falënderojmë Ronaldon për të gjitha ato që bëri me këtë fanellë”.

“Ai është më i miri ndonjëherë pas [Alfredo] Di Stefano dhe kjo gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”, ka thënë Perez. /Telegrafi/