Pereyra driblon gjashtë lojtarë të Huddersfieldit për një nga golat më të mirë deri më tani në Ligën Premier  

E publikuar: 27/10/2018 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Watfordi ka gjetur edhe fitoren e dytë radhazi në Ligën Premier, këtë herë duke fituar ndaj Huddersfieldit.

Golin e parë në takim e shënoi Roberto Pereyra në minutën e dhjetë.

Ky ishte goli i pestë sezonal i argjentinasit, por një nga më të mirët deri më tani në sezonin 2018/19 në Ligën Premier.

27-vjeçari dribloi gjashtë lojtarë kundërshtarë dhe në fund shënoi me mjeshtri në portën e Jonas Lossl.

Pas kësaj fitore Watfordi renditet në vendin e shtatë me 19 pikë.

Festa e golit nga Roberto Pereyra (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Pereyra iu bashkua skuadrës angleze nga Juventusi në vitin 2016 për 13 milionë euro.

Ndeshja e ardhshme e Watfordit në Ligën Premier është kundër Newcastles. /Telegrafi/