“Perëndimi e do më shumë marrëveshjen Kosovë-Serbi se demokracinë në cilindo vend të rajonit”

E publikuar: 05/04/2019 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ka shumë arsye që opozita të mos fitojë përkrahje në Perëndim. Njëra nga arsyet është ajo se Perëndimi ende beson në presidentin e Serbisë, Aleskandar Vuçiq, se ai do të japë ndonjë rezultat në negociatat me Kosovën”.

Ky është vlerësimi i Eric Gordyt, profesor në Kolegjin universitar të Londrës dhe ekspert për Evropën Juglindore.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, dhe jo vetëm për Kosovën, por edhe Bosnjë e Hercegovinën, në disa momente vërehet vërtet se opozita është edhe më nacionaliste se sa pushteti aktual dhe në këtë rast pse ai që e do stabilitetin në rajon do ta përkrahte opozitën?, ka thënë Gordy për Rel, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se për ta “më me rëndësi është marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës se sa demokracia në cilindo vend të rajonit”.

“Nëse ndonjëherë demokracia ka qenë në plan të parë, tani ajo ka rënë në plan të dytë”, ka sqaruar Gordy.