Përdoruesit të pakënaqur me “notch” e Pixel 3 XL, Google do të ofrojë një opsion për ta fshehur

E publikuar: 12/10/2018 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas muajt të tërë rrjedhje informacioni, Google zyrtarisht prezantoi Pixel 3 dhe Pixel 3 XL ditën e Marte.


Por përdoruesit janë të pakënaqur për “notch” gjigand në krye të modelit XL.

Në përgjigje të ankesave të përdoruesve, Google do të ofrojë një opsion i cili fsheh “notch” duke mbushur në sfond të zi pjesë anësore të ekranit.


Ky është një opsion që kemi parë edhe në telefonët e tjerë Android si LG, OnePlus, Xiaomi dhe Huawei.

9to5Google thotë se ky opsion ekziston i fshehur në Android 9 Pie. Por a do të duket më mirë pa “notch”? /PCWorld Albanian