Përdoruesit pa pagesë të Dropbox mund të instalojnë aplikacionet vetëm në tre pajisje

E publikuar: 15/03/2019 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në heshtje të plotë Dropbox përditësoi informacionin në uebsajt për tu treguar të gjithë përdoruesve që përdorin planin tarifor pa pagesë të shërbimit cloud se nga muaji i ardhshëm mund të qasen në llogaritë e tyre vetëm në tre pajisje, laptop, tablet apo telefon..

Përdoruesit me më shumë se tre pajisje të lidhura me llogarinë përpara muajit Mars do të lejohen ti mbajnë ato edhe pse kanë kaluar limitin. Por lidhja e llogarisë me pajisje të reja, për shembull me një kompjuter të ri të sapo blerë, nuk do të lejohet.

Nëse keni më shumë se tre pajisje që përdorni llogaritë e Dropbox, mbase ka ardhur koha të mendoni për të kaluar në planin Plus ose Professional.

Edhe pajisjet mobile, si smartfonët, do të jenë pjesë e limitit prej tre pajisjesh. Prandaj nëse keni lidhur një laptop, telefon dhe tablet me llogarinë, atëherë keni arritur limitin.

Lëvizja e re duket një përpjekje e Dropbox për të inkurajuar konsumatorët të kalojnë në planet me pagesë prej 9.99 dollarë për Plus me 1TB memorie dhe 19.99 dollarë për Professional me 2TB memorie.

Nuk është hera e parë që shohim një limit pajisjesh të aplikohet për përdorimin e aplikacioneve të një shërbimi. Përshembull Evernote ka një limit të ngjashëm për planin pa pagesë. /PCWorld Albanian