Përdoruesit e Youtube përfundojnë duke parë video me përmbajtje të rrezikshme

E publikuar: 09/11/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dhënat e fundit që vinë nga Pew Research Center zbulojnë se 87% e njerëzve e përdorin Youtube për të mësuar gjëra të reja.


Më shumë se gjysma e përdoruesve të moshave 18-29 vjeç e ndjekin platformën për këtë qëllim ndërsa për moshat 65 vjeç e sipër vetëm 41%.

Por përtej anës pozitive, Youtube e ka edhe një anë të errët thotë raporti.


2/3 e përdoruesve të Youtube thonë se të paktën njëherë janë hasur me video të cilat tregojnë njerëz në situata të rrezikshme.

15% e tyre i hasin vazhdimisht këto video.

Ky bëhet problem akoma edhe më i madh kur kujtojmë se platforma gradualisht po shndërrohet në një burim lajmesh për shumë vizitorë.

53% e njerëzve e përdorin për të mësuar se çfarë po ndodh nëpër botë. /PCWorld Albanian