Përdoruesit e SoundCloud mund të shpërndajnë muzikë në Instagram

E publikuar: 24/10/2018 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga dita e sotme përdoruesit e Instagram mund të shpërndajnë këngët e SoundCloud në historitë e rrjetit social të fotografie.


Për të postuar një këngë nga SoundCloud në historitë e Instagram duhet të navigoni tek kënga që doni të shpërndani nga aplikacioni SoundCloud dhe të klikoni ikonën e shpërndarjes në fund të ekranit.

Bazuar në llojin e telefonit që përdorni, ose duhet të klikoni ikonën e Instagram ose opsionin “Share to Instagram Stories.”


Më pas do të hapen historitë e Instagram me një art albumi si sfond dhe një link me logon e SoundCloud dhe vetë këngës.

Në Maj Spotify ofroi një opsion të ngjashme për historitë e Instagram.

Funksioni i ri është i disponueshëm për versionet e SoundCloud dhe Instagram në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian